A do ta pranoje rolin e opinionistes në “Big Brother VIP”? Sara Gjordeni përgjigjet në Top Channel

A do ta pranoje rolin e opinionistes në “Big Brother VIP”? Sara Gjordeni përgjigjet në Top Channel

November 13, 2025 0

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka folur mbrëmjen e së martës në Top Channel, ku është ndalur te jeta e saj profesionale dhe ajo personale — por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin zërat për një rikthim të mundshëm të saj në “Big Brother VIP”, këtë herë si opinioniste.

Moderatorja Rudina Dembacaj e pyeti drejtpërdrejt Sarën për lajmet që kanë qarkulluar në media, por ish-banorja vendosi të sqarojë gjithçka hapur:

“Unë vetë nuk kam shprehur dëshirë për të qenë në asnjë nga pozicionet e asnjë emisioni,” – tha Sara. – “Mua më bëhet qejfi nëse njerëzit më manifestojnë këtë gjë për mua apo më shohin në një pozicion të caktuar. Tregon një lloj vlerësimi.”

E pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt nga produksioni i “Big Brother VIP”, Sara u shpreh qartë:

“Jo, nuk më kanë kontaktuar për këtë pozicion,” – tha ajo, duke konfirmuar se për momentin bëhet fjalë vetëm për thashetheme portalesh.

Megjithatë, Sara nuk e fshehu se do ta pranonte me kënaqësi një ofertë të tillë, nëse do t’i bëhej:

“Por nëse do të më vinte një ftesë e tillë, patjetër që po, është super nder, pse jo,” – shtoi ajo me buzëqeshje, ndërsa Rudina ia ktheu: “Epo t’a urojmë!”

Nga “Big Brother” në ekranin televiziv

Pas daljes nga “BBV3”, Sara Gjordeni është shfaqur herë pas here nëpër programe televizive, duke komentuar aktualitetin dhe botën e showbiz-it.

Edhe pse ende pa një angazhim të përhershëm në media, ish-banorja duket se po ndërton gradualisht profilin e saj si figurë publike, duke fituar popullaritet dhe mbështetje të madhe nga ndjekësit në rrjete sociale.

Për momentin, produksioni i “Big Brother VIP” nuk ka konfirmuar ende asnjë nga opinionistët e sezonit të ri, por nëse thashethemet përfundojnë të jenë të vërteta, prania e Sarës do të sillte një frymë të re dhe energji ndryshe në panelin e komentuesve të spektaklit më të ndjekur në vend. 

Marrëdhëniet me Egli takon

Ndërkohë, Sara Gjordeni, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, dhe Egli Tako, pjesëmarrëse e edicionit të katërt, duket se kanë prishur marrëdhëniet e tyre. Sipas rrjeteve sociale, Sara dhe Egli nuk e ndjekin më njëra-tjetrën dhe kjo ka nxitur kuriozitet te fansat.

Sara ka folur për situatën në emisionin “Goca dhe Gra”, duke refuzuar më shumë detaje. “Në fakt do të doja që të mos flisja për këtë gjë. Ka gjëra që ia vlen të flitet, ka gjëra që nuk ia vlen. Mendoj që kjo nuk ia vlen fare të flitet”, tha ajo.

Megjithëse nuk dha detaje të tjera, deklarata e saj tregon se marrëdhënia mes tyre është ftohur. Sara ndërkaq i bëri një surprizë Eglit në natën finale të këtij edicioni, pas gjithë dramës e rrethanave që u krijuan brenda.

revista.one/