“A e di problemin që kam në mitër?” Valbona dhe Egli ngrenë shtëpinë me të bërtitura

“A e di problemin që kam në mitër?” Valbona dhe Egli ngrenë shtëpinë me të bërtitura

February 8, 2025 0

Një debat i tensionuar shpërtheu mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke eskaluar në britma dhe akuza të ndërsjella. Gjithçka nisi kur Valbona e konfrontoi Eglin duke i thënë: “Ti e di problemin që kam unë në miter?”

Egli u përgjigj se nuk ishte në dijeni, por Valbona e vazhdoi debatin me tone të larta: “A e di problemin që kam në mitër, se nuk jam unë Rozana Radi? A nuk dua fëmijë unë?”

Në këtë pikë, Valbona e ngriti zërin edhe më shumë, duke bërtitur: “A e di problemin që kam në mitër, po të them?”

Egli, i dukshëm i irrituar, u kundërpërgjigj: “Po ik moj budallaqe, hap veshët se çfarë po të them?”

Valbona nuk u ndal, duke e akuzuar Eglin se ai kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë: “A e di kistin që kam në mitër tash ca vite? Turp të kesh! Kush je ti të më thuash nuk dua fëmijë? Turp të kesh!”

Nga ana tjetër, edhe Egli e ngriti zërin, duke e akuzuar Valbonën se po e përdorte situatën kundër tij: “Turp të kesh ti, që e përdor atë që thashë unë.”

Tensionet arritën kulmin kur Valbona iu drejtua Eglit me fjalët: “Mos mu afro mua, i pafytyrë, pa karakter!”

Ndërkohë, Egli u përpoq të shpjegonte situatën para banorëve të tjerë, duke argumentuar se fjalët e tij ishin keqkuptuar dhe se Valbona po e përdorte debatin në favorin e saj.

Gjatë debatit, Valbona pretendoi se Egli i kishte thënë se nuk do të ketë fëmijë, ndërsa Egli, i irrituar, u përpoq të shpjegonte fjalët e tij: “Të thashë: Kur të bësh fëmijët e tu, nëse do të bësh, se nuk dua të imponohesh nga unë, atëherë më trego çfarë të bëj me ta.”

Por Valbona nuk u tërhoq dhe vazhdoi të bërtiste: “Je pa karakter!”

Egli, e revoltuar nga akuzat, iu përgjigj ashpër: “E pafytyrë, e paprecedent! Do edhe me këtë gjë të hash bukë? Turp të të vijë! Marrë, marrë! Je e turpshme!”

Valbona e kundërshtoi menjëherë, duke e sulmuar verbalisht: “Të më thuash mua ‘s’do fëmijë’? E ke treguar turpin në këtë shtëpi! Idiote, zhduku!”

revista.one/