A është takuar me Kejsin? Stresi tregon ç’bëri pasi doli nga Big Brother Kosova
May 22, 2023Marrëdhënia e Keisit dhe Stresit është komentuar gjerë e gjatë nëpër media, pasi dyshja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së dashurisë plot ndarje dhe bashkime.
Çifti Keisi dhe Stresi edhe pse i kanë dhënë fund me kohë lidhjes së tyre, ata vazhdimisht komentohen për shkak se kanë ruajtur një marrëdhënies sa të bukuar aq edhe me të papritura.
Shpeshherë ata kanë lënë të kuptohet se mund të jenë sërish bashkë dhe mund t’i rikthehen dashurisë së tyre, e sidomos Stresi.
Stesi i ftuar në “Mos i bjer me top”, nuk kishte si t’i shpëtonte as pyetjes në lidhje me ish-partneren e tij Keisi.Ai ka treguar se i ka mbyllur përgjithmonë gjërat me Keisin, por për të ngelet sërish një vajzë e mrekullueshme. Përsa i përket një bashkëpunimi me Luizin, Stresi shprehet se është i hapur për çdo bashkëpunim muzikor.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo Sharka: Në çfarë raporti je t’i me Keisin?
Stresi:Në radhë të parë është një vajzë e mrekullueshme, shumë e mirë. Raporti mes nesh ka marrë fund, por respektohemi shumë familjarisht. Dy familjet kanë kontakt shumë të mirë, edhe aty ka ngelur domethënë.
Ronaldi Sharka: Të ka shkruar Keisi, jeni takuar?
Stresi: Jo kemi folur natën finale.
Erjola Doci: Kush ishte mesazhi i parë, kujt i çove mesazh sapo dole, mos vallë ishte Keisi?
Stresi: E vërtetë s’mund ta mohoj.
Erjola Doci: Po një bashkëpunim muzikor me Luizin do vinte?
Stresi: Për muzikë, jam i hapur edhe për bashkëpunime. Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika.
Erjola Doci: Domethënë Keisi dhe Kiara presin ndonjë baladë!
Stresi: Jo unë i kam mbyllur baladat për këtë vit.
revista.one/