“A harrova diçka?” Rita Ora shfaqet në një fotografi artistike

“A harrova diçka?” Rita Ora shfaqet në një fotografi artistike

October 18, 2025 0

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri ku shfaqet topless, e veshur vetëm me xhinse dhe syze të zeza, përpara një perdeje të bardhë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pozuar me duart e kryqëzuara mbi gjoks, ndërsa në përshkrim ka shkruar me humor: “Vazhdo atëherë, a harrova diçka?”, një mbishkrim që shumë fansa e kanë interpretuar si një mesazh vetëbesimi.

Fotografia, e realizuar me një stil minimalist, përçon një energji të qetë, por të guximshme, duke treguar se Ora vazhdon të jetë një ikonë mode që nuk ka frikë të sfidojë kufijtë e estetikës tradicionale.

Me trupin në formë dhe stilin e saj të dallueshëm, ajo dëshmon sërish pse konsiderohet një nga figurat më tërheqëse të muzikës pop.

Kohët e fundit, Rita ka qenë mjaft aktive në disa projekte – nga puna në linjën e kujdesit për flokët “TYPEBEA”, te përgatitjet për publikimin e këngës së re “All Natural”.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar një mini-seri dokumentar ku rikthehet në Londër, ndërsa vazhdon të eksperimentojë me imazhin dhe artin.

revista.one/