A janë ende miq? Ky veprim i Efit tregon shumë për raportin e saj me Luizin
June 5, 2023Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin një nga dyshet më të dashura të këtij edicioni të BBV por raporti i tyre kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh, të cilat e krisën marrëdhënien mes tyre.
Miq edhe rivalë do të ishte përshkrimi ideal për marrëdhënien që Efi dhe Luizi krijuan gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë e BBV.
Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë dhe jo vetëm u përballën me disa konflikte, në të cilat u përfshi edhe Kiara Tito.Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.
E tashmë të gjithë po pyesin veten sesi është tani marrëdhënia mes Luizit dhe Efit?
Duket se dyshja gëzojnë raporte të mira, pasi Efi ka publikuar këngën e re të Luizit, duke treguar kështu mbështetjen e saj për këngëtarin shkodran, dhe ky i fundit më pas e ka rishpërndarë.Në një intervistë para pak ditëve Efi tha se nuk është takuar ende me çiftin prej angazhimeve.
revista.one/