A janë më bashkë? Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi së shpejti me emisione në ekran
October 26, 2024Një prej dysheve më të përfolura, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, romanca e të cilëve nisi në “BBV3”, së shpejti do t’i rikthehen televizionit. Disa javë më parë, Meritoni zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet në ekran. Po ashtu, edhe Ilnisa Agolli do të vijë së shpejti me një projekt të ri.
Der tani është zbuluar se Meritoni do të sjellë një program në Top Channel, ku do të ketë intervista me reperë e personazhe të ndryshëm.
Ndërsa disa burime për “Vip Magazine” kanë bërë me dije se gazetarja Ilnisa Agolli po punon për një podcast, i cili do të transmetohet në valët e Top Albania Radios.
Ndërsa në planin personal thuhet se dyshja është duke kaluar një periudhë krize. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre. Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë.
Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më. Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale.
Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit.
Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit.
Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.
revista.one/