“A ke ndërmend të gjesh burrë”, Semi u përgjigjet ndjekësve për planet e saj

“A ke ndërmend të gjesh burrë”, Semi u përgjigjet ndjekësve për planet e saj

March 18, 2022 0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Semi Jaupaj i ka lënë ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje këngëtares me anë të një opsioni ‘ask’ në “Instastory”. artistja është ‘bombarduar’ me pyetje, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte njëra që lidhet me planet për martesë.

“A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar një ndjekës.

Semi nga ana tjetër i është kthyer me sportivitet:

“Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala”.

Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi vitin e kaluar ndarjen nga Bojken Lako, me të cilin thotë se kanë mbetur miq. Dyshja qëndruan së bashku për 8 vite. Semi u shpreh në “Big Brother VIP Albania” se nuk mendon se do të rikthehet ndonjëherë me Bojkenin. revista.one/