“A ke pasur ndjenja për mua?”, Selin i përgjigjet Mirit: Paske nevojë për psikolog!
March 1, 2026Gjatë ditëve të fundit, tensionet mes Mirit dhe Selin kanë qenë evidente, ndërsa pyetja e ndjenjave ka qenë gjithmonë në qendër të debatit. Në Prime të transmetuar mbrëmë, Miri i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Selinës: a kishte ndjenja për të. Përgjigja e saj ishte e qartë dhe nuk munguan përplasjet mes tyre.
Miri: “Unë gjatë gjithë këtyre 60 ditëve nuk e kam besuar kurrë që Selin kishte ndjenja për mua. Por, meqë po bëhet një rezyme shumë e gjatë, unë kam menduar shumë gjëra që kanë ndodhur që nga dita e parë, Selin më pyeti në sy nëse kam ndjenja dhe i kam thënë jo, ajo nuk doli dhe të thotë që ky njeri s’ka asgjë me mua. E përballova unë të gjithë këtë. Largo Lornën, rri me Baby G, pastaj pyet për marrëdhënien me bashkëshorten time, 60 ditë s’më pyeti asnjëherë, mua më lind e drejta të pyes: ‘Ti vajzë e dashur, ke pasur ndjenja për mua?’. Unë e di shumë mirë përgjigjen. A ka mundësi të më japësh një përgjigje? Kaq”.
Selin: “Ndjenjën, që nga dita një, Selin e ka thënë që do t’i thotë dhe nuk do t’i ndrydhë. Dhe për fatin tënd të keq, jo Miri, nuk je ti. Duke qëndruar me një burrë si Rogerti, më duket më se normale që Miri të ketë iluzione në kokën e vetë që unë kam pëlqim për të. Unë e mbroj vetë veten time, ti je askush”.
Miri: “Po ti, pse më pyete mua? Edhe unë kam dëgjuar shumë banorë këtu dhe po të pyes”.
Selin: “Dhe unë të thashë jo. Gjithmonë ka qenë Selin ajo që e ka mbrojtur Mirin në çdo debat. Miri jo vetëm që nuk po e mbron dot veten, por po e nxjerr akoma dhe më keq. Ti vërtet paske nevojë për psikolog”.
Nderkohe Selin dhe Gimbo përjetuan një darkë romantike brenda shtëpisë, e cila menjëherë pas saj solli disa përplasje mes tyre, që më pas u qetësuan.
Por, ndërsa të tjerët shihnin momente romantike, banori Miri ka një perceptim tjetër për këtë situatë.
Në Prime, Miri u shpreh se nuk e shqetëson marrëdhënia mes tyre dhe se sipas tij, Selin dhe Gimbo bëjnë gjeste të tepruara vetëm për të parë reagimin e tij: “Si unë të hidhërohem, si të rri pa asnjë shprehje, unë sulmohem kur është situata për këta të dy. Sa herë jam unë aty prezent, këta përqafohen më shumë, afrohen më shumë, sepse duan të shohin çfarë reagimi bëj unë. Për mua, këta të bëjnë ç’të duan. Nuk kënaqem, por dua të shoh fytyrën e vërtet të Selin nëse i bën këto për show, apo i ndien”.
Edhe Gimbo dha ndjesitë e tij për darkën: “Ka qenë pas darkës. Unë i shkova dhe e pashë që nuk ishte mirë. Ajo më tha diçka dhe u preka. Nuk mund të prishemi as për Arditin, as për Mirin dhe as për asnjë. E kam ndjerë që nëse dal sot, nata e mbrëmshme është një kujtim i bukur. Uroj shumë që mos të zhgënjehem prej saj. Mua nuk më pengon nëse kjo është e fokusuar te loja, sepse unë vet e suportoj. Unë kisha qejf në atë moment që të kalojmë shumë mirë. Si shumë situata në këtë shtëpi, unë kuptoj familjen e saj. Mundohem të respektoj hapësirën e saj. Selin ka mendimet e veta. Është si një oqean, vështirë ta arrish deri në fund”.
Ndërkohë, Selin shpjegoi emocionet e saj gjatë darkës: “Kur them që dua një minikonfirmim, nuk është se mua do më martojë familja, unë do martohem vetë. Sa për darkën, më vjen keq që kam dalë në ato momente kur unë e shtyj Gimbon. Në këto momente, më kapi një ‘boost’ emocionesh dhe më duhet koha ime që t’i menaxhoj ato. Gimbo më pëlqen si djalë. E kam thënë dhe më parë, Miri nga këto reagime ka ardhur deri këtu. Ajo marrëdhënie, edhe pse është prishur, Miri përpiqet t’i kapë Prime-t me atë situatë. Nuk është një marrëdhënie që po e bëjmë për lojë. Por, Miri nuk i njeh këto gjëra”.
Kjo situatë tregon se ndërsa Selin dhe Gimbo përpiqen të krijojnë momente intime brenda shtëpisë, perceptimi i banorëve të tjerë, si Miri, mund të ndryshojë dramatikisht mënyrën se si interpretohen këto marrëdhënie.
revista.one/


