A po e zëvendëson Antonela Anën? Arsimi: Ajo është biondja ime, sepse…

A po e zëvendëson Antonela Anën? Arsimi: Ajo është biondja ime, sepse…

May 12, 2021 0

Antonela zevendeson Anen tek Arsimi, te pakten tek kenga qe ky po pergatit. Arsim Abduli postoi një video, në të cilën shfaqet duke u shëtitur bashkë me Antonelën. Në mbishkrim kishte shkruar ‘Me ket bionden time’.

Konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela, pavarësisht faktit se ende nuk është larguar nga emisioni, vazhdon të jetë e pandarë nga ish-konkurrenti, Arsim Abduli.

Arsimi para disa javësh eshte larguar nga emisioni, me arsyetimin se kishte disa punë jashtë vendit dhe nuk po e gjente fatin e jetës.

Konkurrentja në emision ikur eshte pyetur se çfarë po luhet mes saj dhe Arsimit, eshte përgjigjur duke i thënë se “kam disa marrëveshje reklamimi”.

Por Arsimi sot i ka sqaruar të gjithë dhe ka treguar se ç’po ndodh realisht mes tij dhe Antonelës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Arsimi tha se Antonela i pëlqen, por mes tyre nuk ka asgjë. Ai tha se përveç miqësisë, ata i lidh tashmë një projekt muzikor, për të cilin po punojnë bashkë.

“Antonela më pëlqen është një vajzë e bukur, por nuk ka asgjë mes nesh. Ne do të kemi një projekt bashkë. Bëhet fjalë për një projekt muzikor”, tha Arsimi, por ai nuk e zbuloi se çfarë roli do të ketë Antonela.

Sa i përket takimit të tyre në Milano, ai tha se ndodhi me të vërtetë rastësisht.

“Është e vërtetë që kemi pasur një takim në Milano. Unë shkova për të takuar familjen dhe disa shok në Milano, edhe Antonela takoi familjen dhe vendosëm që të takohemi edhe ne të dy, sepse kur je në emision krijon edhe shoqëri. Por ishte rastësisht, nuk kemi planifikuar asgjë. Isha unë aty, më shkruajti i shkrova dhe u takuam. Xhirimet e klipit nuk janë realizuar në Milano, porjanë në shumë vende”, tha Arsimi.

Sa i përket dedikimit në Instagram, ku Antonela e quajti i dashuri im, Arsimi shpjegoi:

“Ajo është një këngë rap gjermanisht edhe është e Loredanës me Zuna, është shumë e dëgjuar. Nuk besoj se më referohet mua Antonela si i dashuri i saj”.

Ndërsa pë marrëdhënien me Anën, Atrsimi tha se nuk komunikon më me të dhe se kanë mbyllur çdo gjë bashkë. Kujtojme se pasi u ndane, Arsimi deklaroi se do ta ndryshonte kengen, pasi kjo i dedikohej Ana Lleshit.

revista.one/