“A pranon të martohesh me mua?”, ja si reagoi Argjira pas propozimit live të Gracianos

“A pranon të martohesh me mua?”, ja si reagoi Argjira pas propozimit live të Gracianos

June 19, 2022 0

Graciano ka vendosur të hedhë hapin më të madh në një marrëdhënie duke i propozuar Argjirës në mes të emisionit.

Si duket e gjitha ishte një lojë apo inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” edhe pse u duk shumë i vërtetë.

Gracianons iu kërkua t’i propozonte Argjirës në skenë dhe propozimi ndodhi aty në moment.

“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano.

Më pas u ul në gjunjë dhe i propozoi Argjirës me një unazë të cilën ja ofroi Nevina. Sigurisht Argjira u përgjigj me një  ‘Po’ dhe në fund çifti e vulosën propozimin me një puthje.

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Ata kanë vetëm pak muaj që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e publikut.

Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit.