Ada ka dyshime, u thotë Alvisës dhe Hysenit se ata janë çift jashtë: Nuk ma mbushni mendjen…

Ada ka dyshime, u thotë Alvisës dhe Hysenit se ata janë çift jashtë: Nuk ma mbushni mendjen…

October 13, 2021 0

Ada, konkurrentja e Për’puthen, e cila dje kishte takimin me Hysenin u shpreh tepër skeptike rreth marrëdhënies së Alvisës me të.

Ada: Hyseni më lë shumë dyshime, dua ta shikoj njëherë me Alvisën se çfarë marrëdhënie kanë këta të dy. Në qoftë se këta të dy kanë ardhur brenda për disa ‘followers’-a unë i jap Instagramin tim.

Alvisa: Zemra kur kam pasur unë 180K, ti nuk dije çfarë ishte Instagram-i. Nuk kam ardhur për followers-a. Kam ardhur për dashurinë, atë që ti se di fare se ekziston këtu brenda.

Ada: Po pra po, ti ke ish të dashurin këtu, të dy ju na bëni si rastësia e botës.

Alvisa: Nuk jam unë rastësia , se ai ishte këtu, e ti nuk je fare në preferencat e tij, ta kam thënë.

Artani: Ku e di ti që ai nuk ka ndryshuar mëndje? Pastaj ti ke thënë që unë do shkoj te Për’ptuhen që kur ju keni qenë në një lidhje. Pa u ndarë ti ke menduar të vish këtu.

Hyseni: Ato ishin diskutime që ne i bënim si çdo çift normal.

Artani: Po ja tani jeni të dy këtu dhe dyshime normal që do ketë.

Ada: Ti Hysen ke ardhur këtu dhe ke akoma ndjenja për Alvisën dhe Alvisa ka ndjenja për ty.

Alvisa: Mos fol për mua, shiko ndjenjat e tua, o je ti e zhytyr këtu o nuk është njeri. Ti e ke jashtë. revista.one/