Adoleshentet bullizojnë dhe dhunojnë bashkëmoshataren, nën hetim 4 vajzat nga Fieri
July 8, 2025Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit ku disa vajza të reja kanë bullizuar dhe dhunuar një bashkëmoshtaren e tyre. Skandali është bërë i ditur nga një video në rrjetet sociale.
Përpos dhunës që kanë ushtruar ndaj saj, tre adoleshentet e kanë detyruar bashkëmoshtaren e tyre që të përdorë fjalë ofenduese. Ato kanë telefonuar një djalë të quajtur Romeo ku dhe i kanë kërkuar adoleshentes që t’i thotë fjalë banale. Më pas njëra nga vajzat, e identifikuar si Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.
“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time”, dëgjohet Marsi t’i thotë të resë. (video në linkun më poshtë)
https://x.com/JoqAlbania/status/1941812347456131358
Janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetase (3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç), si edhe u shpall në kërkim një tjetër shtetase 16 vjeçe që shfaqet në video.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa shtetase të mitura duke dhunuar një bashkëmoshatare, bëjmë me dije se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.
Janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetase (3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç), si edhe u shpall në kërkim një tjetër shtetase 16 vjeçe që shfaqet në video.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton median dhe qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

revista.one/