Afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një koncert në Zvicër ndez reagimet e rrjetit

Afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një koncert në Zvicër ndez reagimet e rrjetit

June 2, 2025 0

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula javë më parë sollën një bashkëpunim të quajtur “Ma kthe”. Kënga u prit mirë në publik, mblodhi miliona klikime, por ajo që mori vëmendje ishte afërsia e tyre në videoklip.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pasi dyshja kohëve të fundit kanë qenë shumë të komentuar.

Ata ishin së bashku në një koncert në Zvicër, ku gjatë interpretimit u panë në disa skena shumë të afërt. Përdoruesit e rrjeteve sociale ndërkohë kanë hedhur aludime të ndryshme në lidhje me ta.

Ata kanë kritikuar këngëtaren për lëvizjet skenike e provokuese kundrejt reperit nga Kosova. Sidoqoftë, sa i përket jetës private të dy vlen të përmendet se janë beqarë, të fokusuar në karrierë.

revista.one/