“Ai është bërë tym”, bashkëshorti i Oltës nuk shkon në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”

“Ai është bërë tym”, bashkëshorti i Oltës nuk shkon në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”

September 22, 2023 0

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer “problemin” që ka me bashkëshortin e saj, Dorin.

Ish-banorja e Big Brother Vip zbuloi se ai nuk do të jetë i pranishëm në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, pasi nuk dëshiron të jetë personazh publik.

Madje, Olta Gixhari u shpreh se partneri i saj “u bë tym” kur u publikuan fotot e tyre në një aeroport në Itali.

“Nuk besoj se do të jetë në premierë sepse nuk do që të jetë figurë publike, po përpiqemi shumë për këtë, por vetëm kur e shohim veten çift nëpër aeroporte. Unë qesh por Dori u bë tym”, shkroi ajo.

Çifti jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të një djali, Amarit. Partneri i Olta Gixharit ka zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së mediave, por kureshtja për të zbuluar identitetin e tij u rrit pasi aktorja u bë pjesë e Big Brother Vip.

“Unë emrin mund ta them, por nuk është se më kanë pyetur njeri se si e ka emrin partneri im, por zakonisht më kanë pyetur përse nuk e tregon fytyrën e tij. Partneri im quhet Dori, ai nuk është person publik dhe nuk ka dëshirë të jetë person publik. Unë e nxjerr në foto me gjithë qejf, nuk kam asnjë problem, por ai nuk dëshiron, kam përshtypjen që sa t’i dalë turpi për pak kohë”, tha Gixhari gjatë një interviste disa kohë më parë.

revista.one/