“Ai njeri të ka ulur”, reagimi i fortë i babait të Efit për Mevlanin e Për’puthen

“Ai njeri të ka ulur”, reagimi i fortë i babait të Efit për Mevlanin e Për’puthen

April 21, 2022 0

Dy konkurrentët e Për’Puthen, Mevlan Shaba dhe Efi Dhedhes kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes në program për shkak të takimeve dhe deklaratave të tyre.

Konkurrentja vendosi pak kohë më parë që të ndërpresë takimet me Mevlanin, madje gjatë puntatës së sotme ajo zbuloi se i ati i saj ishte mërzitur me të, ku shtoi se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë që kur ajo është bërë pjesë e programit.

“Është hera e parë që kur kam qenë pjesë e Për’puthen që kam qenë pjsë, që babi im më është drejtuar kësaj radhe për pjesën e takimit me Mevlanin. Jam ndjerë shumë keq se e kam parë që është mërzitur dhe më tha që ke vonuar shumë për të ndërprerë takimet, sepse ai njeri ty të ka ulur. Domethënë, babi im po më sheh në atë lloj mënyre dhe mua më erdhi tepër keq për mënyrën se si më shef”, u shpreh Efi.

Më tej ajo tregoi se babai i saj ka krijuar përshtypjen që Mevlani po luan me të, dhe vetëm e ka ulur.

“Ai po luan imagjino se çfarë përshtypjeje po i jep babit tim, një moment është mirë një moment është keq. Si fillim nisi Prime-i, pastaj pas kësaj ok e tolerova, bëra kërcimin, pas kërcimit bëra përballjen edhe në përballje përsëri ma mohoi. Në është ndienja është çështje respekti. ”, tregoi ajo.

Efi dhe Mevlani kanë pasur debate të vazhdueshme të cilat kanë ndikuar në vendimin e Efit për ndërprerjen e takimeve.

Shumë situata midis tyre duke nisur që nga mohimi i deklaratave, largimi nga takimi dhe akuza ndaj njëri-tjetrit kanë sjellë mosmarrëveshje.

Kujtojmë se Efi ndërpreu takimet me Mevlanin pasi u transmetua takimi mes tyre, i cili dukej se kishte shkuar shumë mirë, madje ka pasur edhe provokime të shumta nga ana e konkurrentes në takim.

Por në studio ata patën një debat të fortë që u mbyll me deklaratën e Efit.

Shkak i debatit u bë deklarata e Mevlanit, i cili shprehu fillimisht se ka një pëlqim të fortë për Efin. Ai tha se ndjen pëlqim për të por jo aq të madh, ndërsa Efi u nervozua shumë duke bërë një deklaratë të papritur.

DEBATI:

Efi: Puna është se çfarë do bësh ti, dhe unë shof veprimet e tua se çfarë bën ti kundrejt meje. Jo takimet që kam pasur unë.

Mevlani: Edhe ti mos shif asgjë pra çfarë do pra?

Efi: More ti po thua që ke pëlqim shumë të madh për mua.

Mevlani: Kush ta tha këtë?

Efi: Okej Mevlan. Me këtë që bën zyrtarisht ti me mua nuk del më! Kaq, nuk kam nerva unë më të merrem me Mevlanin. Një herë thotë kam qejf, një herë thotë s’kam qejf, një herë më pëlqen, nëj herë s’më pëlqen. I shkon muhabeteve rreth e rrotull. Tani që po ta bëj përsëri po bën të njejtën gjë që ke bërë deri tani. Po rri po të duroj kaq kohë. E durova një here, e durova dy here, tre here. E ka bërë gjatë gjithë kohës.