“Ajo i ndërronte partnerët shumë shpesh”, Elijona tregon se pse iku nga familja gjermane
February 7, 2026Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, banorja më e re, Elijona Binakaj, ka ndarë me publikun një pjesë të jetës së saj mjaft të vështirë dhe emocionuese, duke folur për vitet që ka kaluar së bashku me vëllain e saj te një familje gjermane.
“Te gruaja gjermane tek e cila kemi jetuar nuk jam ndjere edhe aq e sigurte, për faktin që ajo i nderronte shumë shpesh partnerët. Kjo nuk më ka bërë të ndjehem mirë. Kjo urrejtje ndaj vetes ia ka nisur të më kalojë edhe në trup, derisa më ka çuar edhe në spital”, rrëfeu Elijona, duke treguar vuajtjet dhe pasojat emocionale të kësaj periudhe.
Banorja tregoi më tej se vendimi për të ikur nga kjo familje erdhi në moshën 12-vjeçare: “Kur mbusha 12 vjet vendosa që të largohem vetë nga familja gjermane. U lashë më herët nga shkolla dhe hipa në tren. Madje u fsheha në WC-në e trenit, sepse nuk kisha para për të paguar biletë”.
Elijona arriti të kthehej te prindërit e saj, por për vëllain nuk mundi të bënte të njëjtën gjë. “Atë s’kam mundur ta marr me vete”, tha ajo me dhimbje. Pas kthimit te prindërit, ajo u dërgua te një e afërm e familjes, ku jetoi fshehurazi për një kohë të gjatë.
Në rrefimin e saj, Elijona akuzoi edhe institucionet gjermane për veprim të padrejtë ndaj saj dhe familjes: “Institucionet gjermane padrejtësisht më kanë marrë nga prindërit, duke supozuar se ata nuk po kujdeseshin mirë për mua”.
Ajo rrëfeu se gjithçka nisi që në moshë shumë të vogël, kur ishte vetëm në klasën e dytë, duke theksuar dallimet e mëdha mes ligjeve gjermane dhe atyre në Kosovë. “Në klasën e dytë ka filluar të ndryshojë jeta ime. Në Gjermani ligjet janë pak më ndryshe se në Kosovë”, u shpreh Elijona.
Sipas saj, situata që çoi deri te ndërhyrja e autoriteteve lidhej me disa raste të përsëritura në shkollë, të cilat u interpretuan si neglizhencë prindërore. “Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, tregoi ajo.
Elijona shtoi se edhe detyrat e shtëpisë, të cilat jo gjithmonë i kryente, u panë si një problem nga mësuesja dhe shërbimet sociale. “Të gjitha këto për mësuesen kanë qenë shqetësim për kujdesin e familjes, edhe pse realisht unë jam rritur me shumë dashuri. Kjo ka qenë arsyeja pse shkolla ka vendosur të më largojë prej familjes”, tha ajo me emocione.
Rrëfimi u bë edhe më i rëndë kur Elijona tregoi se për vite me radhë ka jetuar në një familje tjetër, pasi prindërit e saj kishin humbur gjyqin për kujdestarinë. Ky kapitull i jetës së saj, sipas Elijonës, ka lënë gjurmë të thella, por edhe e ka formësuar si personin që është sot.

revista.one/

