Aksidenti/ ‘Ishim në të njëjtën makinë’, Milaim Zeka tregon gjendjen shëndetësore të Meriton Mjekiqit

Aksidenti/ ‘Ishim në të njëjtën makinë’, Milaim Zeka tregon gjendjen shëndetësore të Meriton Mjekiqit

September 14, 2024 0

Ish-banori i BBV, Meriton Mjekiqi raportohet se është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Moderatori i njohur mësohet se është dërguar në spital, raporton PopArt.al.  Meriton Mjekiqi po udhëtonte gjatë natës në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.

Ish-banori i BBV raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë. Sipas mediave, Meriton Mjekiqi ka mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Per kete lajm qe ka bere xhiron e portaleve, as vete Meritoni dhe as e dashura e tij, Ilnisa Agolli nuk kane bere asnje reagim.

Kujtojme qe dyshja jane shume aktiv ne rrjetet sociale, ku nuk mungojne postimet e ndryshme te perditshme, nderkohe qe per lajmin e aksidentit asnjeri prejt tyre nuk ka bere asnje reagim publik.

Meriton Mjekiqi pas përfundimit të Big Brother Vip e ndan kohën e tij mes Kosovës ku ka familjen dhe Shqipërisë ku po shijon lidhjen e dashurisë me gazetaren Ilnisa Agolli.

Gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka me anë të një video të postuar në rrjetet sociale ka konfirmuar se është e vërtetë që Meritoni ka bërë aksident. Madje në makinë ka qenë edhe ai.

Më tej Zeka shprehet se Meritoni është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për ju që jeni shqetësuar shumë për aksidentin e Meritonit, unë dhe Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet të mirë, po ashtu edhe unë”, thotë ai.

gijotina.com/