Aksidenti tragjik në rrugën Sarandë-Delvinë humbin jetën 2 motra 20 dhe 22 vjeçe

Aksidenti tragjik në rrugën Sarandë-Delvinë humbin jetën 2 motra 20 dhe 22 vjeçe

August 24, 2025 0

Pasi janë mësuar identitetet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, bëhet me dije se ato ishin motra.

Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rozina Dhimaku (studionte për mjekësi), pasagjere, dy motra. Ndërsa Antonela Zhupa, 24 vjeçe, është e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Edhe ajo ishte pasagjere.

Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra. Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. 

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë, më pas u nis drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

revista.one/