Aksidentohet në mesnatë këngëtari Aleksandër Gjoka, dërgohet në Spitalin e Traumës
May 22, 2021Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka. Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit në zonën e Farkës.
Pas aksidentit policia ka mbërritur në vendngjarje dhe i ka bërë artistit testin e alkoolit, ku ka rezultuar se Aleksandër Gjoka ka qenë në gjendje të dehur.
Po ashtu raportohet se Gjoka ndodhet i shtruar te spitali i Traumës, për shkak të lëndimeve të marra në aksident. Fatmirësisht dëmtimet janë shumë të lehta dhe Gjoka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur këngëtari arrestohet. Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Asokohë ai u arrestua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.
Gjoka kërkoi nga trupi gjykues të lihej i lirë dhe të pranohej kërkesa e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që kishte rezervuar me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, sepse ngjarja ndodhi në prag të festave të fundvitit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.”, -thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.
Tashmë pritet që këngëtari të dalë para gjykatës ditët në vijim për t’u njohur me masën e sigurisë. revista.one/