Aktori Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës?

Aktori Arben Derhemi dhe moderatorja i japin fund martesës?

September 18, 2024 0

Bëhet fjalë për aktorin e njohur Arben Derhemi dhe bashkëshorten e tij, moderatoren Iva Korumi. Në rrjet po thuhet se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre disa-vjeçare, fryt i së cilës është edhe një vajzë. Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë një gjest të tillë dhe kështu dyshja ka ndarë rrugët nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.

Dyshja as nuk ndiqen nëpër rrjetet sociale.

Epo, lidhur me këto thashetheme ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme.

“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.

Kujtojmë se Arben Derhemi sapo ka përfunduar xhirimin e edicioni të ri të serialit “Njerëz dhe fate”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

revista.one/