Aktorja Delinda Disha ndan lajmin e trishtë, ishte shtatzënë me binjakë, por fatkeqësisht i humbi të dy

Aktorja Delinda Disha ndan lajmin e trishtë, ishte shtatzënë me binjakë, por fatkeqësisht i humbi të dy

March 24, 2022 0

Aktorja e njohur e spektaklit të humorit “Klanifornia”, Delinda Disha, pak javë më parë dha lajmin e bukur se së shpejti do të bëhej nënë për herë të dytë, madje këtë herë me binjakë.
Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe sot aktorja ka ndarë për ndjekësit e saj lajmin e trishtë. Delinda për fat të keq i ka humbur dy bebat e saj.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë. Janë atje lart si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan aktorja.
Ky lajm i ka prekur shumë të gjithë, jo vetëm Delindën dhe familjarët e saj, por gjithashtu kolegët dhe sigurisht ndjekësit e saj besnikë. Komentet që i japin forcë dhe kurajo janë të shumta. revista.one/