Aktorja e “Patito Feo”, Brenda Asnicar publikon këngën bashkë me Art Rushitin

Aktorja e “Patito Feo”, Brenda Asnicar publikon këngën bashkë me Art Rushitin

July 15, 2022 0

Aktorja dhe këngëtarja e famshme argjentinase, Brenda Asnicar ka bashkuar forcat për një këngë me një artist shqiptar. Asnicar, e cila është e njohur më së miri për rolin në serialin për adoleshent “Patito Feo” ka lansuar projektin e ri me këngëtarin, Art Rushiti.

Dyshja kanë publikuar këngën me titullin “Buenos Aires” që erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, në të cilin 30-vjeçarja dukej në formë të mrekullueshme ndërsa Rushiti me një stil mjaft të veçantë.

Kënga është prodhuar nga SBS Entertainment, me tekst nda dy artistët të cilët janë përkujdesur edhe për vijën melodike, ndërsa për klipin Smartmotion Films, Guido Adler, Lautaro Esposito.

“Kam qenë fëmijë kur në çdo shtëpi shqiptare dëgjohej zëri i saj, Brenda Asnicar, apo në çdo bankë shkolle. Nuk e humbisja asnjë episod të serialit ‘Patito Feo’ ku Brenda (Antonela) luante, fuqizuar nga Disney, e shihja në MTV si shtatë vjeçar, me sytë plot lot e emocion, ndërsa tani jam duke publikuar këngë me klip me të”, kishte shkruar këngëtari shqiptar në njoftimin për këngën me yllin latin.

“Brenda Asnicar ka shitur më shumë se një milion bileta nëpër stadiume e arena në gjithë Evropën, Amerikën Latine e shumë vende të tjera. Më vjen mirë që po i jap jehonë shtetit tonë edhe në zonat që nuk e kanë pranuar si të tillë. Kaq e vogël është bota, kaq mirë Zoti puno”, është shprehur tutje Arti për duetin me Brendan.

Theksojmë që Rushiti tashmë numëron disa projekte të suksesshme, ndër to “Joanna”, “Mëkate”, “Besoni”. 

revista.one/