Gjykata lë në burg Raimond Kunorajn, babain që dhunoi barbarisht vajzën 6 vjeçe, me plagë dhe në zonën intime
November 2, 202127-vjeçari Rajmond Kunoraj nga Kamza, është lënë në burg pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 6-vjeçare. Prokuroria i ka ngritur akuzën për abuzim seksual Rajmond Kunorajn, por nuk është vërtetuar akoma nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Edhe sot nuk ka mbërritur akoma akt-ekspertimi mjeko-ligjor, pasi nuk është gati, për shkak të kohës së gjatë që u duhet ekspertëve që ta nxjerrin.
27-vjeçari ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Ka deklaruar se vetë personalisht e ka dërguar vajzën në spital.
Një ditë më parë Report Tv raportoi se Prokuroria e Tiranës ka në dorë për dyshimet e një abuzimi seksual ndaj një të miture vetëm 6 vjeç nga babai i saj.
Çifti në fjalë, që jeton në Kamëz, janë të ndarë prej 6 vitesh, pra shumë pak pasi e mitura kishte lindur. Kohët e fundit, prej 2 muajsh, burrë e grua kishin lidhur kontaktet me njëri-tjetrin, dhe kishin nisur bashkëjetesën në Kamëz.
Më 28 tetor në orën 19.00, e mitura ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje mjaft të rëndë. Me dyshimet se ndaj saj mund të kishte pasur abuzim seksual, ishin mjekët ata të cilët njoftuan policinë, duke bërë që të nisin hetimet.
Mësohet se nëna e vajzës ka parë disa skena që i ati e qëllonte të voglën me thupër, por në një deklaratë të dyshimtë dhe absurde, nëna mësohet të jetë shprehur se mendonte “se e kishte ngaqë e kishte marrë malli”, pas shumë viteve që babai kishte qëndruar larg tyre.
Prokuroria ka kërkuar ekspertim të shëndetit mendor të prindërve dhe analiza nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.
revista.one/