Alba shpërthen në lot pasi i kishin marrë arushin Stitch-i
December 7, 2025Në një moment të ri të paparë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, banorët Londrimi dhe Klodi kanë vendosur të ndërhyjnë te krevat i Albes, duke marrë arushin e saj të preferuar, Stitch. Klodi dhe Londrimi morën Stitchin, duke krijuar një situatë qesharake dhe të papritur për të gjithë banorët dhe për shikuesit e spektaklit.

Banorja, e cila ka treguar më parë lidhjen e saj të veçantë me lodrën, është parë në një klip duke e kërkuar me padurim, pasi arushi nuk ndodhej aty ku e kishte lënë.
Në momentin kur Alba tenton të gjejë Stitch-in të cilin e kishin fshehur Londrimi dhe Klodi, dritat në dhomën e gjumit janë fikur, gjë që e vështirëson kërkimin dhe i shton tension situatës.
Në një moment, Alba u shpreh me nervozizëm: “Uroj Stitch-in të mos e kenë prekur, se nëse po, s’do të ketë gjumë për asnjërin”. Arushi Stitch duket se është kthyer në një “personazh” të veçantë në BBVK, i cili shkakton emocione dhe reagime të ndryshme tek banorët, veçanërisht tek Alba.
Alba, ka kaluar një moment shumë emocional kur u përball me arushin e saj të preferuar, Stitch.
Ajo nuk mundi të përmbante lotët dhe e përqafoi me ngrohtësi, duke shpërthyer në një ndjesi të thellë mallëngjimi dhe dashurie për objektin që i ka shoqëruar në shtëpi.
Duke mbajtur Stitchin në krah, Alba dërgoi një mesazh: “Uroj ta kesh parë mesazhin, më ka marrë shumë malli”, duke treguar sa shumë i mungojnë njerëzit dhe momentet e veçanta jashtë shtëpisë.

revista.one/


