Alberta Kamenica: Ja pse duhen “pjeshkat” në Televizion
July 15, 2021Alberta Kamenica shpreh preferencat e saj për televizionin në “Ora Verore“. Ajo thotë se vajzat e bukura janë vlerë e shtuar për televizionin dhe se nuk i sheh si diçka negative.
Ronaldo Sharka: Shpesh bëhen debate për vajzat e bukura të ekranit, që marrin kohën televizive kot. Çfarë mendimi ke ti?
Alberta Kamenica: Unë nuk e shikoj si gjë negative jetë. E shoh si vlerë të shtuar, sepse televizioni pa ato do ishte i mërzitshëm. Unë kam nevojë të shoh një vajzë të bukur, që thotë gjëra interesante. Nuk është nevoja të dëgjoj dy burra pleq që kanë 30 vjet në televizion, që flasin për një gjë të parëndësishme. Dua argëtim. Vajzat e reja bukuroshe, të hedhura mendoj se i japin vlerë televizionit. E bëjnë më interesant.
Ronaldo Sharka: Kështu që është xhelozi.
Alberta Kamenica: Po është xhelozi, sepse mendojnë që edhe unë jam si ajo. Edhe unë mund ta bëja por ja që nuk e bëre.
Alberta Kamenica rrëfen në emisionin “Ora Verore” eksperienca të çuditshme dhe të frikshme që i kanë ndodhur gjatë xhirimeve për serialin e Anabelit. Një ndër historitë e çuditshme është nata që ajo kaloi me grupin e xhirimit në një tend në Dajt.
Alberta Kamenica: Ishim në Dajt për xhirime. Kemi fjetur në tend. Kishim qenë, ndoshta ujqër jashtë tendës, tentonin të hanin këmbët tona .
Alberta Kamenica: Asgjë, bëmë si kur nuk ishim gjallë dhe qentë u larguan me agimin. Ishim në pyll dhe ishte shumë e frikshme. Ishte errësirë, gjëra që ulërisnin, kishte insekte, nuk kishim batanije mjaftueshëm. Nuk ia rekomandoj askujt të flejë në Dajt në një tend, të gjejë hotel më mirë.