Albës i rrjedhin lot në Prime, ndërsa Limi flet për raportin mes tyre
January 13, 2026Sonte në Prime është diskutuar raporti mes Limit dhe Albës.
Alba ka vendosur që të mos flasë në lidhje me këtë raport, por këtë gjë e ka bërë Limi.
Ndërsa ai po fliste, Albës i kanë rrjedhur lotët.
Hyrja e Limit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova e ka trazuar Albën.
Banorja ka shpërthyer disa herë në lot, duke thënë se nuk ka mundur ta harrojë Limin, me të cilin ka pasur një lidhje disa muaj më parë.
Për këtë marrëdhënie, Limi ka thënë se e mbështet si një shok dhe asgjë më tepër.
Limi u shpreh se ka respekt për Albën dhe se ka gjëra për t’u sqaruar, por theksoi se nuk kishte hyrë në shtëpi për të. Ndërkohë, Alba zgjodhi heshtjen. Gjatë Prime-it, ajo u përlot, u izolua në banjo, ndërsa Limi i qëndroi pranë derës.
Ndërkohë një klip me veprimet e Bias pranë shtratit të Albës u komentua nga banorët si sjellje e papërshtatshme. Edhe pse Bia tha se ishte shaka, Vëllai i Madh dënoi të dyja vajzat dhe i çoi në nominim.
Opinionistja Olta Gixhari i kritikoi ashpër, duke u thënë se po ziheshin për një djalë, gjë që sipas saj ishte e panevojshme dhe e turpshme.
Pas debatit, Alba kërkoi falje publike ndaj Bias dhe publikut. Ajo u shfaq në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa Benita i qëndroi pranë duke e inkurajuar të shprehte ndjenjat.
Ndërkohë afrimiteti mes Dolces dhe Limit është kthyer në një raport krejt tjetër
Gjatë mbrëmjes, dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre. Madje, jo vetëm një puthje.

revista.one/


