Albina Kelmendi dhe familja e saj shkojnë në Eurovision, Elsa Lila fiton vendin e parë nga juria

Albina Kelmendi dhe familja e saj shkojnë në Eurovision, Elsa Lila fiton vendin e parë nga juria

December 23, 2022 0

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë rrëmbyer çmimin e publikut të Festivalit të 61 të këngët, për të prezantuar vitin e ardhshëm vendin tonë në Eurovision.

Performanca e tyre është cilësuar si më e veçanta në historinë e Festivalit, pasi është hera e parë e një familjeje që performon në këtë skenë.

Kënga fituese “Duje”, kishte një mesazh të veçantë, pasi flet për një familje e cila shkatërrohet për shkak të problemeve të përditshme, duke vënë thelbin tek familja dhe rëndësia e saj dhe e dashurisë. “Mirënjohje, do t’ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh këngëtarja.

Ndërkohë, juria e Festivalit të Këngës për këtë edicion të 61 (këngëtarja e pedagogia Alma Bektashi, poetja Rita Petro, dhe muzikantët Genc Saliu, Zhani Ciko dhe Elton Dedaj) , zgjodhi si fitues: Çmimi i parë i Fest’61: Elsa Lila me këngën ‘Evita’.

“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Ka qenë një nder i madh të jem këtu para jush. Dhe pa kaluar dy ditë, jeni ju që e këndoni”, shprehet Lila.

Çmimi i tretë i Fest’61 u fitua nga “2 Farm” me këngën “Atomike”.

Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të Luftës me Rusinë.

revista.one/