Albina nuk i ndahet Eurovizionit, zbulon shtetin që i ka kërkuar ta përfaqësojë vitin e ardhshëm

Albina nuk i ndahet Eurovizionit, zbulon shtetin që i ka kërkuar ta përfaqësojë vitin e ardhshëm

May 30, 2023 0

Albina dhe familja Kelmendi përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duje”, duke u renditur në vendin e 22-të në finalen e madhe.

Këngëtarja ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në festivalin e madh në Eurovision, ku ka rrëfyer pëe herë të parë emocionet pas performancave në Liverpool, si dhe planet për vitin e ardhshëm.

“Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa na finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë”-tha Albina.

Ndër të tjera,artistja zbuloi se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision,të cilët i kanë kërkuar te jetë përfaqësuese e shtetit të tyre.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”– tregoi ajo.