Aldo eliminohet nga gara: Ndjehem shumë mirë që kam ecur kaq sa arrita, fiton Gjesti
April 6, 2025Aldo la përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh të Big Brother Albania Vip 4.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u hap televotimi, ku në nominim ishin Gjesti, Egli, Loredana, Jozi, Danja dhe Laerti.
Kjo është hera e dytë që Aldo eliminohet. Herën e parë u kthye në shtëpinë e BBV falë biletës së kthimit.
‘Ka qenë një rrugëtim i paparë. Kam hyrë me disa rezerva dhe ndjehem shumë mirë që kam ecur kaq sa kam arritur. Në këtë format kam njohur sesi jam në raport me ndjenjat e mia për botën jashtë, duke mos pasur akses me to, mall dhe mbi të gjitha kam njohur veten.”
Pasi është pyetur se nëse do ta ndërronte divanin ai është shprehur se asnjëherë nuk do të ulej tek divani blu.
Gjithashtu është shprehur se: Ndjehem shumë me fat që kam njohur një shoqe si Danja, Gertën e respektoj shumë, Loredanën…
Pasi është pyetur se kush e fiton Big Brother ai ka thënë Gjesti dhe banori që do donte ta fitonte është Gerta ose Danja.
revista.one/