Aldo tregon për deklaratën se ka ndjenja për Danjën, reagon i dashuri i saj

Aldo tregon për deklaratën se ka ndjenja për Danjën, reagon i dashuri i saj

April 7, 2025 0

I ftuar sot në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë Aldo Marku. Ish-banori përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e kaluar pas një televotimi të hapur gjatë ‘Prime’-t. Rikujtojmë se ai u rikthye me biletën e kthimit javën e kaluar. Aldo rrëfeu me detaje gjithçka nga rrugëtimi i tij, eksperienca, loja, strategjia dhe jo vetëm kaq…

Disa ditë më parë Aldo bëri deklaratën brenda shtëpisë se ai ndjenjte për Danjën, në një diskutim me vetë banoren ku i tha se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Sot në Fan Club ai vendosi të sqarojë gjithçka.

6 ditë përpara se unë t’i bëja disa deklarata Danjës, kam qenë me Kellyn dhe Gertën ku ju kam thënë atyre se ndihem shumë i zhgënjyer që ajo më ka akuzuar se e kam parë çuditshëm dhe ju kam thënë që do ta pranoj se e kam parë çuditshëm dhe akoma më shumë do t’i deklarohem se kam rënë brenda me të vetëm për të parë se si do të sillet me mua për të parë nëse do ta ruajë atë standardin që kishte vendosur me G Banin ku i tha se nëse dikush ndjen për mua dhe thotë më pëlqen unë e mbaj larg. 

Një pjesë e publikut ka menduar se kjo është një deklaratë e vërtetë. Aldo e hodhi poshtë këtë duke thënë se:

Jo, jo. Doja ta provoja duke i thënë të pëlqej, më shumë akoma të dua Danjës që nuk ka shanse, është e lidhur dhe nuk do ta bëja kurrë. Por ajo nuk më mbajti një distancë të caktuar dhe fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq duke e sulmuar për atë pikë. 

Duke marrë shaksë nga një deklaratë e Danjës në BBV ku u shpreh se nuk e di nëse Redi e pret jashtë apo jo, vetë partneri i saj ka reagua sot në “Fan Club” duke thënë se: 

Danja është ajo vajza e cila ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë, ajo s’ka zgjedhur kurrë të ulë dikë, sikurse e kanë ulur atë. 

Për më tepër ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi, mendimi im gjithmonë. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë…
Kjo na mjafton! 
Redi.

Videoja në krevat me Rizartën, Aldo Marku tregon versionin e tij!

Heidi e pyeti se cila është gjëja më e çuditshme që Aldo ka dëgjuar ose lexuar për veten pas daljes nga shtëpia e BBV?

E para ishte kjo që nuk jemi ndarë kurrë me ish-bashkëshorten. 

Në lidhje me videon virale që ka qarkulluar me Rizartën, Aldo u shpreh se nuk e kishte parë ende por që nuk ka shanse që t’i ketë kërkuar diçka të atillë.

Aldo: Nuk ka shanse, asgjë të asaj natyre. Ajo është vajzë që merret me palestër…

Heidi: Për muskujt e barkut folëm ne. 

Aldo: Ekzakt. Asgjë mes e poshtë nuk ka shanse. Jo, Jo.

Rikujtojmë se edhe Rizarta në intervitën në “Big Brother Radio” në lidhje me këtë u shpreh se:

Kemi qenë para se të flinim, ka qenë për muskujt e barkut vërtet dhe më vjen edhe turp që të flas për këtë video por duhen shpjeguar patjetër. Më vjen turp të flas dhe gjëja e fundit që do të mendoja që mund të bëhej virale do të ishte pikërisht kjo video. Ushtroheshim gjithmonë dhe kishim këtë merakun e muskujve dhe bënim shaka me njëri – tjetrin se sa muskuj kemi humbur apo a jemi akoma fit. Në fillim po flisnim për nishanet, pastaj ka rënë muhabeti tek muskujt e barkut ku ka thënë shtrëngoi pak që t’i shoh nëse janë akoma ose jo aty. Kanë humbur apo nuk kanë humbur, jemi fit apo nuk jemi fit. I kam thënë nuk kam fuqi sepse kemi qenë para gjumit. Kam qenë e lodhur dhe kjo ka qenë e gjithë gjëja, mënyra se si mund të interpretohet është  vërtet e frikshme dhr prandaj më vjen turp se si është marrë në publik.

revista.one/