Alesja i lutet Rrushes të bëhen sërish mikesha, ja ç’ndodhi në Për’puthen
April 9, 2022Me lot në sy, Rrushja i ka bërë me dije se shoqëria me Alesjan nuk ka rikthim pasi nuk ka më besim tek ajo.
Alesja: Keni të drejtë të hidhni baltë mbi mua.
Rrushja: Ti mendon që dua të përbuz dikë dhe të ngre imazhin tim.
Alesja:Ti më thua mua që më ke akuzuar që jam shoqe e keqe dhe të kam bërë prapa krahëve, kur ti kam thënë të gjitha. Nuk kam bërë asgjë. Të tregova çdo gjë në celular.
Rrushja: Këto janë justifikimet e tua.
Alesja: Për çfarë i thua justifikim? Janë fakte.
Rrushja: Këtu fshihet shoqëria me ty. Nuk të besoj, as ti nuk më beson mua. Po them atë që ndjej.
Alesja:E ke shumë gabim se çdo gjë hapet e pastër, do vij dita dhe do e kuptosh kush është shoqja e mirë dhe e keqe.
Rrushja: Ju po bëni lojë që të dilni çift dhe Alesja të dalë keq.