Alketa Vejsiu ulet në vend të Arbër Hajdarit, opinioniste e Big Brother: Mund të isha moderatorja

Alketa Vejsiu ulet në vend të Arbër Hajdarit, opinioniste e Big Brother: Mund të isha moderatorja

January 13, 2026 0

Sonte, spektakli i njohur Big Brother VIP Albania 5 ka rezervuar një surprizë të veçantë për shikuesit e Top Channel: në karrigen e opinionistes është ulur Alketa Vejsiu.

Ky moment ka shkaktuar kuriozitet të madh, pasi Alketa është një nga figurat më ikonike të Televizionit Klan, historikisht rival dhe konkurrent i Big Brother VIP Albania.

E veshur me një fustan të kuq dhe me elegancën që e karakterizon, Alketa po jep mendimet e saj të drejtpërdrejta rreth konkurrenteve, duke zëvendësuar për këtë mbrëmje opinionistin Arbër Hajdari.

Në studion e ‘Big Brother’, Alketa ka kujtuar kohët e saj të fëmijërisë, ku në moshën 14-vjeçare i janë hapur dyert në Top Channel. Më të qeshura, ajo është shprehur se nëse do e kishte vazhduar rrugëtimin e saj në Top Channel, sot mund të ishte në vendin e Ledionit duke prezantuar Big Brother.

“Bukur shumë. Për mua është kënaqësi e madhe të kem një partner kaq elegant. Unë jam e kënaqur për ty që kur more Big-un ia more zemrat shqiptarëve. Thash që ti po krijon një kulturë të re komunikimi dhe e bën mirë. Jam shumë e lumtur që kthehem sot, nuk e harrojë Alketën 14-vjeçe, dhe ishte një burrë, i them sot faleminderit Tani. Ai e kishte shumë të rëndësishme projektin e Big Brother.

Unë nuk  e pata mundësinë ta prezantoja, e sigurt që do e kisha prezantuar po të kisha qenë këtu. Duke mos harruar ata që na japin dorën të parët, mua këtu me vjen Alketa e vogël, për atë vajzën që vinte me biçikletë dhe ndiqte pasionin. Të gjithë këta banorë po vazhdojnë një rrugë të rëndësishëm, këtë vitrinë duhet ta përdorin mirë, kartën e talentit. Do doja shumë që të ndiqnim anën e tyre njerëzore. Unë jam Motra e Madhe sot, jam Big Sister”, tha Alketa.

revista.one/