Luiz Ejlli dhe Altin Shira rikthejnë hitin e vjetër “Kthehu”

Luiz Ejlli dhe Altin Shira rikthejnë hitin e vjetër “Kthehu”

October 13, 2025 0

Altin Shira dhe Luiz Ejlli kanë bashkuar talentet e tyre për të sjellë projektin e ri muzikor me titull “Kthehu”, i cili vjen edhe me videoklip.

Ky projekt përfaqëson një rikthim të veçantë, pasi është remake i hitit të Altin Shirës “Kthehu”, i cili u publikua para 11 vitesh dhe kishte lënë gjurmë të thella në skenën muzikore shqiptare.

Muzikën e këngës e ka kompozuar Alban Furtuna, ndërsa orkestrim i është besuar Samuel Kodrës, duke i dhënë një dimension modern dhe të përpunuar këngës së famshme të mëparshme.

Produksioni i projektit është realizuar nga Es Records, ndërsa videoklipi është përkujdesur nga Valon Aziri, duke reflektuar me kujdes çdo detaj të imazhit dhe estetikes së këngës.

Ky bashkëpunim mes dy artistëve tregon edhe një herë forcën e muzikës shqiptare për të rikthyer dhe ringjallur hitet e vjetra, duke i dhënë atyre një interpretim të ri dhe emocion të freskët për publikun e sotëm.

Projekti “Kthehu” pritet të marrë një reagim të madh nga fansat, të cilët kanë pritur me padurim rikthimin e kësaj kënge të dashur.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Shirës.

revista.one/