Aludime të forta për Brikenën, pohojnë se ajo mund të ketë dikë jashtë
February 3, 2026Disa banorë kanë hedhur aludime të forta në lidhje me Brikenën, duke ngritur dyshime se ajo mund të ketë një person jashtë shtëpisë.
Këto dyshime u ngritën kryesisht nga Miri, Baby G dhe Ina.
Të tre banorët shprehën spekulimet të drejtpërdrejta, madje Baby G dhe Miri theksuan se gjatë takimit që ajo pati me Mateon, Brikena me gjasë po shpresonte se dikush tjetër mund të vinte.
Lidhur me këto pretendime foli edhe vetë Brikena, e cila i mohoi kategorikisht, duke theksuar se nuk ka asnjë person jashtë shtëpisë.
Ndërkohë Mateo tha se reagimi i saj është normal dhe për këtë arsye ka kërkuar që të njihen dhe i ka dhënë kohën e saj. Brikena tha se pëlqim për Mateon nuk ka, por ka vendosur që t’i japë mundësi për ta njohur më mirë.
revista.one/


