Alvisa e Për’puthen e zhgënjyer: S’ i them më askujt “Të dua!”
November 17, 2022Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Alvisa Qarri, e cila ndau më shumë detaje nga periudha e pauzës larg intervistave në media.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” pohoi se gjithçka ndodhi e ka bërë njeri më të fortë, por njëkohësisht ka humbur besimin tek djemtë.
“Jam zhgënjyer shumë. Në këtë periudhë “të dua” mund t’i them vetëm babit”, tha ajo.
E pyetur nga Bieta, Alvisa tha se nuk mendon se ka qenë ndonjëherë e dashuruar verbërisht, ndryshe nuk do të lejonte të përfundonte.
Sa i përket djemve që s’ i ka aspak qejf, ajo përmendi ata të cilët flasin për veten dhe mburren gjithë kohën.
“S’ kam nevojë për asgjë, i kam të gjitha vetë”, u shpreh Qarri.