Alvisa reagon pasi Bashkimi deklaroi ndarjen e çiftit të Për’puthen

Alvisa reagon pasi Bashkimi deklaroi ndarjen e çiftit të Për’puthen

January 25, 2022 0

Bashkimi deklaroi ndarjen dhe sot në studio disa konkurrentë të Për’puthen thanë se Alvisa e ka tradhtuar.

Alvisa ka reaguar me një story: “Ku kanë arrit”, por e ka fshirë shumë shpejt.

Bashkimi ka bërë një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njofton ndarjen e tij nga Alvisa!

“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.

Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.

I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.

Jeta vazhdon.”- ka shkruar ai, pa na zbuluar arsyen konkrete të ndarjes.

revista.one/