Ambasada e SHBA-së: Ja si mund të aplikoni vetë online për një vizë amerikane! Mos u mbështetni te …

Ambasada e SHBA-së: Ja si mund të aplikoni vetë online për një vizë amerikane! Mos u mbështetni te …

April 12, 2025 0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për vizë për të udhëtuar drejt SHBA, që të mos mbështen në agjenci për të plotësuar saktë aplikimin për vizë.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë veten dhe të dhënat personale, duke kursyer edhe para.

“Shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane.

Mos harroni, Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, citohet në njoftim, teksa është ndarë edhe linku ku qytetari ndihmohet për të plotësuar aplikimin.

revista.one/