Ambasada gjermane merr në mbrojtje 21-vjeçarin nga Tirana, e rrahën se është gay

Ambasada gjermane merr në mbrojtje 21-vjeçarin nga Tirana, e rrahën se është gay

June 17, 2021 0

Dje është rrahur një anëtar i komunitetit LGBTQI. 21-vjeçari është dhunuar nga disa të rinj në kryeqytet, ndërsa rasti është denoncuar në komisariatin Nr.2 dhe po ndiqet nga afër nga policia.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare edhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTQI mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë. Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit, deklaron se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë. revista.one/