“AMG-ja” e bërë copash, pamje nga aksidenti me 1 viktimë e 4 të lënduar në tunelin e Kalimashit
January 7, 2022Ediona Sala është pasagjerja e ila humbi jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në tunelin e Kalimashit. E reja ishte me origjinë nga Shkopeti. Ajo ndodhej pasagjere në një nga automjetet që u përplasën.
Sipas informacioneve paraprake, në brendësi të tunelit u përplasën automjetet e drejtuara nga Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona të tjerë të cilët janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor. Dy ndodhen në spitalin e Kukësit dhe dy të tjerët janë nisur drejt Tiranës. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. revista.one/