“Analfabet funksional”/ Laerti shpërthen ndaj Gjestit: Humba 4 muaj, kredia e shtëpisë pa u paguar…
April 24, 2025Laert Vasili ishte një ndër finalistët e sezonit të katërt të “Big Brother Vip”, së bashku me Egl, Rozanën dhe Gjestin.
Në një intervistë në “Shqipëria Live”, Laerti ka ironizuar Gjestin duke thënë se ka bërë gjithçka në shtëpi dhe prandaj e meritoi fitoren. Nga ana tjetër, ai e cilësoi fituesin si një “analfabet funksional”.
E meritoi në mënyrë absolute fitoren. Shkatërroi gjithë shtëpinë, e vërtetë është, hodhi në erë të gjitha marrëdhëniet aty brenda, çoi një vajzë në gjendje të rënduar… domethënë bëri gjithçka. Dhe formati, mesa duket, duhet që të bësh gjithçka. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe finale përballë një analfabeti funksional, me të cilin nuk ke si të përballesh. Një njeri që ngatërron Jezusin me Çerçiz Topullin nuk ke çfarë ti thuash, kur thotë se Bullgaria është kryeqyteti i Maqedonisë… çfarë të të them unë.. Prandaj është më mirë ajo që thotë ‘Natën e mirë!’”– tha Laerti.
Ai tregoi sesi ndihet pas daljes nga shtëpia dhe si e pret publiku jashtë.
Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.
Për sa i përket situata në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.
“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë“.
Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.
Laerti foli edhe në lidhje me problematikën që ai ka me banesën e tij, arsye për të cilën ai u fut në Big Brother.
Njerëzit më pyesin tani çfarë do bësh, se sakrifikove katër muaj, shoh sytë e nënës sime që më shohin me pikëpyetje, pra kjo është gjendja e rënduar. ‘Me shtëpinë çfarë do bësh, do ia lesh bankës’ kjo është pikëpyetja e nënës sime”, tha ai.

revista.one/