Anesa Lipa me dedikim për Duan dhe Rinën në ‘Ditën Kombëtare të Vajzave’
September 26, 2021Sot (e diel) në shumë vende të botës kremtohet Dita Kombëtare e Vajzave.
Dhe me këtë rast, Anesa Lipa, nëna e yllit shqiptar, Dua Lipës, ka ndarë një imazh në rrjete sociale të cilin ia dedikoi të bijave në ditën speciale.
Ajo shfaqet përkrah Duas dhe vajzës së tjetër, Rinës, e cila po ashtu viteve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen dhe me pjesëmarrjen në fushën e modelingut.
“Pavarësisht sa shumë them se ju dua, gjithmonë ju dua më shumë se kaq”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë duke treguar se është Dita Kombëtare e Vajzave.
Krahas këtyre dy vajzave, Anesa dhe bashkëshorti i saj, Dukagjin Lipa, janë prindër edhe të një djali të quajtur, Gjin.
Ata ruajnë një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin marrë parasysh se qëndrojnë thuajse në çdo vend bashkë.
Në anën tjetër Dua po vazhdon të korrë suksese të mëdha në muzikë, gjë për të cilën janë krenarë edhe prindërit.
revista.one/