Anisa Veseli i shpreh pëlqimin në Big Brother, befasohet nga përgjigja e Drilon Ramës
November 27, 2024Këngëtarja Anisa Veseli ka treguar tashmë se ka një pëlqim për banorin Drilon Rama. Këtë e ka shprehur disa ditë më parë në një bisedë me Lelën, gjersa mbrëmë (e martë) pas festës i tha edhe atij.
Ajo i tregoi boksierit se ka një pëlqim për të dhe se nuk e ka për lojë, por që e ka ndjekur edhe nga jashtë.
Artistja shqiptare theksoi se nuk i intereson loja dhe se nuk dëshiron të krijojë lidhje brenda shtëpisë. Ajo i tha Drilonit se nëse është i interesuar mund të njihen pas këtij formati, meqë ky nuk ka qenë qëllimi i saj.
“Nuk dua të krijoj tani lidhje, nuk dua ta bëj puthjen si të tjerët për lojë. Kam familje, kam babanë, nënën, motrën dhe vëllanë që më shohin, nëse do mund të njihemi jashtë”, i tha ajo.
Driloni në një moment mbeti i hutuar duke shtuar se nuk dëshiron të ketë marrëdhënie dhe nuk është i fokusuar te femrat.
Ndërkohë, Driloni ka rrëfyer për herë të parë se pse nuk dëshiron të nisë një romancë me dikë. Gjatë një bisede me Kevinin, ai tha se nuk dëshiron të ketë të dashur pasi pasi fokusin e ka tek boksi.
“Unë dej sot kisha mujt me i pas 1000, po gjithë ka pas diçka, edhe puna e boksit, profesionit, babi ka hjekë shumë edhe ka investu shumë. Nëse e kisha pas dikë, e kisha pas më vështirë me u përqendru te boksi. Nëse e dua një qikë, e kur ki përballje, nuk mundem me thonë po i ndali ndjenjat edhe po fokusohem te boksi”, i thoshte Driloni atij.
“Ti e din si është koha sot, unë e llogariti gjithmonë që ndodh diçka edhe që nuk ka me ecë në mënyrë të përkryer për atë arsye edhe rezervohem shumë”, pohoi ai mes tjerash.
Kevini më pas e këshilloi që të mos i mendonte shumë thellë gjërat në këtë aspekt.
revista.one/