Anita uron Ramushin për ditëlindjen e 56-të: Faleminderit për burrin që je…

Anita uron Ramushin për ditëlindjen e 56-të: Faleminderit për burrin që je…

July 3, 2024 0

Politikani shqiptar, Ramush Haradinaj, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka lindur më 3 korrik të vitit 1968 në Deçan, gjersa mbushur 56 vite jetë.

Atij me këtë rast i është bërë një dedikim special nga partnerja e tij, spikerja e lajmeve, Anita Muçaj – Haradinaj.

“Faleminderit për dashurinë që ke, faleminderit për bashkëshortin dhe burrin që je. Gëzuar ditëlindja. Të duam unë, Hana, Gjini dhe Trimi”, u shpreh ajo.

Prezantuesja shtoi: “Vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur që të ka ardhur për ditëlindje. Gëzuar përvjetori i martesës edhe pse më ke lodhur pak, po hajt mo 21 vjet edhe lodhet njeri”. Dyshja kanë bashkë tre fëmijë: një vajzë dhe dy djem.

revista.one/