Anna dhe Bruno tregojnë gjithçka, nga takimet fshehurazi në “Për’Puthen” e deri te planet për të ardhmen
March 25, 2022Të ftuar dje, në “Pardon My French”, nga Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro, ishte çifti më i përfolur i momentit Anna dhe Bruno.
Dyshja u njohën si për publikun ashtu edhe me njëri- tjetrin në programin shumë të njohur ‘Për’Puthen’.
Fillimisht, Anna dhe Bruno treguan se a ishte kimia mes tyre që prej fillimit, a dëshironin ata që prej fillimit të idhin bashkë?
Anna: Që në fillim ka qenë Bruno dhe një djalë tjetër, ishte Erioni.
Bruno: Që kur erdhi Floriana kam patur një shkëndijë edhe pse po njihesha me një tjetër vajzë, Efin. Është shumë e qetë, pashë që kishte emocione dhe më pëlqeu shumë.
Takimi i tyre i parë nuk shkoi aspak ashtu siç e prisnin.
Bruno: Takimi i parë shkoi shumë keq.
Anna: As vet se kuptoj pse doli ashtu ai takim. Nga kamerat ishte e gjitha ajo, nuk dija si të sillesha si të flisja. Pas atij takimi mendova të largohem, produksioni nuk më la të ikja. Më thanë mos u dorëzo kaq shpejt se do ja dalësh. Kur e kam zgjedhur Brunon në takime e kam zgjedhur me shumë qejf. Kanë qenë takime shumë të ndjera.
A ka ndodhur që gjatë njohjes së tyre në ‘Për’Puthen’ të kenë ‘takime të jashtëligjshme’? Çifti u tregua mëse i sinqertë dhe na zbuluan se në fakt kanë patur komunikim dhe takime private.
Anna: Po jemi takuar.
Bruno: I kam çuar ftesë që në fillim të programit dhe kemi folur.
Janë bërë gjërat aq serioze mes tyre sa të takojnë familjarët e njëri- tjetrit? Mesa duket dyshja kanë filluar të njihen pak nga pak me ta.
Bruno: Jo, jo nuk janë takuar prindërit me njëri-tjetrin. Kam takuar mamin e Anës dhe motrën e vogël që kemi kaluar kohë të konsiderueshme.
Planet për të ardhmen si në çift ashtu edhe në karrierën personale të secilit, na i zbulojnë vetë Anna dhe Bruno.
Bruno: Nuk më mungon as vëmendja as protagonizmi. Qëllimin për çfarë arrita aty e mora. Vëmendja dhe jashtë vazhdon. Më pëlqen televizioni, dua të kem një projekt timin. Kam diçka gati si ide. S’bëj plane, por do më pëlqente të kisha një femër si Floriana në krah.
Anna: Kemi një plan që të bëjmë një udhëtim bashkë. Unë atë që desha e mora, botën e televizionit po ja lë Brunos. Do jem mbështetëse vetëm nëse do merret si moderator, nëqoftëse merret me modeling jo.
Të shtunën e kaluar, ish-konkurrentët e “Për’puthen” Bruno dhe Florjana, u larguan së bashku nga programi për të vazhduar njohjen e tyre jashtë.
Ndërkohë, në emisionin “Ditë e re”, pjesë e programit ka qenë vetëm Bruno.
Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” tha mes të qeshurash se Florjana nuk ka ardhur pasi “ndoshta i ka ngelur hatri”.
“Më ka shkruar në orën 8 ‘më merr në telefon’, unë u zgjova në 8:20, e thirra po s’ma hapi telefonin, ndoshta i ka ngelur hatri”, u shpreh ai.
Edhe pse pohoi që statusi i tij aktual është “i lidhur”, Bruno tha se nuk ka asnjë plan për fejesë apo për martesë:
“Unë ndihem konfuz, çështja është këtu që nuk bëj planifikime, por shpresoj shumë që të shkojë mirë. Nuk mund të them që do të bëj fejesë, martesë… Jam në një lidhje.”
revista.one/