Apple njeh pavarësinë e Kosovës, e fut në sistemin e operimit në hartë
September 21, 2021Apple ka njohur zyrtarisht territorin e Kosovës në hartë me sistemin e ri operues, të lancuar të hënën
Në krahasim me softuerët e kaluar, me sistemin iOS15 tek iPhone kufijtë e Kosovës shënohen me vijë të plotë e jo të ndërprerë.
Sistemi iOS15 është lëshuar në të njëjtën kohë me telefonin e ri, iPhone 13. Ky sistem përkrahet edhe nga telefonat më të vjetër, që nga ai iPhone 6s.
Ky vendim erdhi pas një peticioni online, i cili i kërkoi kompanisë ta vendoste kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.
Linja që shenjonte kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartat e Apple ishte e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.
Peticioni, i nisur nga një studente shqiptare në Londër, mblodhi 200 mijë firma.
Ky peticion është mbështetur dhe nga këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.
Madje kujtojmë se Dua Lipa postoi dhe në Twitter hartën e Shqipërisë Së Madhe, e cila “pushtoi” rrjetin dhe shkaktoi shumë polemika online.
Me postime të tilla dhe trendin “Apple put Kosovo on the map”, u bë virale kërkesa kundrejt Apple.
revista.one/