Arbana Osmani i rithehet televizionit/ Ku do ta shohim moderatoren e njohur

Arbana Osmani i rithehet televizionit/ Ku do ta shohim moderatoren e njohur

July 12, 2024 0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka konfirmuar se do të jetë përsëri pjesë e televizionit. Prej disa kohësh është përfolur se Arbana do të rikthehet në ekran për të moderuar ‘Big Brother Vip Kosova’, mirëpo nga vetë ajo nuk ka pasur asnjë pohim për këtë aludim.

Mbëmjen e djeshme moderatorja ishe e ftuar në emisionin ‘RTVDukagjin ku tha se nuk ka asgjë konkrete.

Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do t’a ndaj unë e para,”- u shpreh Arbana.

E pyetur se nëse do ta shohim në ndonjë projekt televiziv, në periudhën shtator-tetor ajo u përgjigj: “Patjetër. Mund të jetë Big Brother, mund të mos jetë Big Brother. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan.”

Gjatë kësaj kohe që moderatorja nuk ka qënë pjesë e ekranit është fokusuar tek familja dhe biznesi i saj.

revista.one/