Arbana Osmani publikon foto duke u puthur me bashkëshortin e saj

Arbana Osmani publikon foto duke u puthur me bashkëshortin e saj

July 26, 2025 0

Prezantuesja Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa çaste të bukura nga pushimet që po shijon me familjen në bregdetin grek.

Me një galeri fotosh të mbushura me dashuri, buzëqeshje dhe momente të çmuara në natyrë, Arbana dëshmon edhe një herë se balanca mes karrierës dhe familjes është e mundur.

Në fotografinë e parë Arbana është në një moment romantik me bashkëshortin e saj, regjisorin Eduard Grishaj.

Të përqafuar në një shezlong buzë detit, çifti duket i përfshirë në një puthje plot dashuri.

Fotografia e dytë sjell një atmosferë më familjare dhe argëtuese. Arbana dhe Eduardi janë në një varkë së bashku me tre fëmijët e tyre, ku të gjithë shfaqen të buzëqeshur dhe të relaksuar.

Në një tjetër imazh, Arbana dhe Eduardi shfaqen të vetëm, të lumtur dhe të buzëqeshur në një selfie romantike pranë bregut.

Ndërsa në fotografinë e fundit, Arbana pozon e vetme, me një fustan plazhi të bardhë dhe një kapelë kashte.

revista.one/