Arbana Osmani tregon pa droje ndërhyrjet estetike, përgjigje epike edhe për Big Brother VIP
July 17, 2025Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, ka reaguar sërish lidhur me një nga pyetjet që i bëhet më shpesh në media dhe rrjete sociale: A do të rikthehet në moderimin e Big Brother VIP?.
Në një prononcim për emisionin “Prive” në Klan Kosova, Arbana u pyet për herë të disatë për këtë temë, duke iu përgjigjur me sinqeritet dhe elegancën që e karakterizon.
“Kur mendon se do të mbarojë kjo pyetje në jetën time”.

“Unë e konsideroj një shenjë dashamirësie sa herë që më bëhet kjo pyetje, e marrë si shenjë dashurie, dashamirësie dhe ma bën shumë qejfin, por nuk e kam një përgjigje”, u shpreh ndër të tjerash.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur emri i Arbanës vazhdon të lidhet ngushtë me Big Brother-in, program që ajo e ka moderuar për shumë vite dhe që falë prezencës së saj ka krijuar një lidhje të fortë emocionale me publikun.
Pavarësisht se nuk dha një përgjigje të prerë për një rikthim të mundshëm, ajo e vlerësoi interesin e vazhdueshëm të publikut si një formë dashurie dhe respekti për punën që ka bërë ndër vite në ekran.
Një ditë më parë, ka folur hapur për ndërhyrjet estetike që ka kryer, duke i dhënë një përgjigje të sinqertë një pyetjeje të ndjekësve në Instagram.
Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh, një ndjekës e pyeti direkt: “Mund të më tregosh se cilat janë pjesët që ke bërë botoks?”.
Pa hezitim, Arbana u përgjigj duke treguar se ka përdorur botoks për të trajtuar zonën e ballit dhe rrudhat poshtë syve.
Ky reagim i Arbanës vjen në një kohë kur shumë personazhe publike po i japin hapësirë transparencës mbi trajtimet estetike, duke thyer tabutë dhe duke nxitur një debat më të hapur mbi përmirësimet kozmetike.
Prezantuesja, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe natyrshmërinë, ka fituar simpatinë e shumë fansave jo vetëm për karrierën por edhe për mënyrën se si i përballon temat personale në rrjetet sociale.
Ky hap i Arbanës për të folur publikisht për botoksin është një shembull i mirë për publikun, që gjithnjë e më shumë po pranon dhe normalizon ndërhyrjet kozmetike si pjesë të kujdesit personal dhe mirëqenies.

revista.one/