Arbër Hajdari tërhiqet, nuk do të jetë më opinionist i Big Brother VIP

Arbër Hajdari tërhiqet, nuk do të jetë më opinionist i Big Brother VIP

February 23, 2022 0

Arbër Hajdari ishte opinionist së bashku me Balina Bodinakun në edicionin e parë të Big Brother VIP. Ndonëse këtë eksperiencë e mirëpriti që në fillim, në “Goca dhe Gra” zbuloi se nuk do ta bënte më.

“Nuk e besoj që do ta bëja më. Ishte e vështirë, sidomos në fillim se nuk i njoh botët e banorëve brenda shtëpisë. Historitë nga jashtë bëheshin pjesë shpesh herë. Prisja që në shtëpi prisja që të zhvilloheshin situata të ndryshme. Kam luftuar të jem sa më i drejtë”, tha Arbri.

Kujtojmë se shpesh herë është përfgshirë me debate me banorët brenda shtëpisë sepse nuk hezitonte të jepte mendimin e tij.

Arbër Hajdari nuk ka hezituar të flasë për jetën e tij private dhe për historinë e dashurisë me Vlera Devollin. Hajdari ka treguar se si janë njohur për herë të parë, diskutimet për jetesën mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe mbështetjes që Vlera i dha për tu bërë pjesë e Big Brother VIP.

Arbër Hajdari: Vlera është e fejuara ime prej disa muajsh. Kemi afërsisht 4 vjet që kemi lidhje. Ajo është shqiptare e Kosovës dhe gjatë gjithë kësaj kohe, akoma nuk kemi lëvizur bashkë. Jemi njohur në Prishtinë rastësisht sepse kishte shprehur dëshirën për të suportuar Fundjavën, nuk kishte shumë informacion. As unë nuk e dija se kush ishte. Ajo donte ta njihja për atë që është dhe jo për familjen e saj. Kam raport të veçantë se më kanë trajtuar si djalin e vet dhe jo si dhëndrin e shtëpisë. Këtë periudhë ka ardhur ajo shumë shpesh.

Nuk mungoi një mesazh që ia dha nga studio e “Goca dhe Gra”, duke i thënë: “Je treguar e gatshme të vish në Tiranë dhe t’i japësh lidhjes tonë një dimension tjetër, të dua shumë.”

Pyetje: Kur të vendosni të jetoni bashkë, ku do të jetoni?

Arbër Hajdari: Kemi pasur diskutime dhe kemi rënë dakord që Tirana është më e mirë për mua, për Vlerën dhe familjet tona. Vlera është një vajzë shumë e fortë dhe këtë e përcjell dhe përmes sjelljes së saj. Është një vajzë shumë e fortë dhe shumë punëtore. Ka një problem si unë që është e drejtpërdrejtë. Edhe nëse nuk është në interesat e saj, atë që ka për të thënë e thotë.

U bë kohë që nuk kemi debate. Diskutimet i kemi më shumë prej punës time. Ajo më nxiti që të marr pjesë. Më ka mbështetur. Ka qenë team Iliri.

Arbër Hajdari foli edhe për Fundjavën Ndryshe dhe rastet e vështira që trajtojnë.

Hajdari tregoi se ka pasur raste aq të rënda sa nuk ka dalë nga shtëpia për 2 javë dhe ka bërë terapi. Nuk ka munguar pyetja për pagën, për të cilën tha se është 700 euro ndërsa sqaroi se gjatë rrugëtimit si opinionist në Big Brother VIP nuk ka marrë pagesë.

“Ka raste aq të vështira sa mundet dhe 2 javë të mos kem dalë nga shtëpia. Ka raste që më kanë lënë gjurmë për mirë, ka raste që më kanë lënë gjurmë për keq. Kam bërë dhe terapi, kam histori të trishta që mendoj se kushdo do ta trajtonte në të njëjtën mënyrë. Në këtë momente, është e vështirë për tu larguar prej Fundjavës.

Unë kam 7 muaj që përmes një projekti ndërkombëtar që po zhvillohet në Shqipëri është 700 euro në muaj”, tha Arbri.

revista.one/