Protestë kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë, Stresi konfirmon pjesëmarrjen: Jo kundër mysafirit, por të zotit të shtëpisë

Protestë kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë, Stresi konfirmon pjesëmarrjen: Jo kundër mysafirit, por të zotit të shtëpisë

December 20, 2021 0

Reperi Stresi do të jetë pjesë e protestës që do të mbahet sot, kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Stresi me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili shkruan se do të marrë pjesë në protestë jo kundër mysafirit, por kundër të zotit të shtëpisë, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që protesta është organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha dhe Stresi është një mbështetës i tij, pasi edhe babai i reperit punon për Berishën.

“Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.

I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve!  Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!

Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb.  Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër!” shkruan Stresi në postimin e tij.

revista.one/